UBT News

​Lajçak sot në Beograd, pritet të takohet me Vuçiqin

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të takohet sot (e martë) me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Beograd.

Sipas njoftimit të presidencës serbe, takimi do të mbahet në orën 11:00.

Kujtojmë se Lajçak më 7 nëntor e vizitoi Kosovën, ku u takua me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, si dhe me liderët e partive opozitare për të biseduar për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Exit mobile version