Emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në një konferencë për media pas përfundimit të vizitës tre-ditore në Kosovë, u shpreh se nuk ka marrëveshje pa Asociacionin.
“Nëse nuk ka marrëveshje, nuk do të ketë normalizim të raporteve, dhe nuk do të ketë marrëveshje pa Asociacionin. Kosova e ka marrë përsipër zotimin, i ka nënshkruar marrëveshjet, Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar marrëveshjen prandaj Kosova duhet ta implenmentojë marrëveshjen. Është pjesë e procesit, është pjesë e negociatave, është pjesë e dialogut. Kështu që kur disa politikanë thonë se është i mbyllur, i bie që ata nuk duan ata ta rihapin tekstin, ne kërkojmë që vetëm të implementohet çka është nënshkruar. Gjithçka që është dakorduar, duhet të implementohet. Ky është një prej parimeve kyçe të secilit negocim. Asnjë partner që e takova s’ka asnjë problem me këtë çeshtje.”, deklaroi ai.
Lajçak sot pasdite udhëton drejt Beogradit./UBTNews