Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka përfunduar vizitën treditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka thënë se gjatë qëndrimit në Uashington ka pasur një numër konsultimesh intensive dhe produktive për bashkëpunimin BE-SHBA në Ballkanin Perëndimor dhe rrugën përpara në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë vizitës në SHBA, emisari evropian ka takuar edhe përfaqësuesi Special i Shteteve në Prishtinë për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Ndryshe, Escobar dhe Lajçak gjatë një vizite në shkurt të këtij viti në Prishtinë theksuan se integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës nuk ishin në pikëpyetje dhe se askush nuk ishte i interesuar të krijonte një Republikë Serbe të re në Kosovë.
“Kosova është palë e barabartë në dialogun me Serbinë dhe të dyja palët duhet të vazhdojnë të punojnë për normalizimin e marrëdhënieve”, deklaruan ata.