Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur për takimin që e pati sot me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Në një postim në platformën X, ai ka theksuar se Vuçiq ka paraqitur “shqetësime të forta për situatën e serbëve të Kosovës”.
“Theksova se duhet të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje të dakorduara në procesin e dialogut”, tha Lajçak.