UBT News

Lajçak pas takimit me Thaçin: Kosovës i duhet një marrëveshje gjithpërfshirëse

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, u takua sot me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Pas takimit, Lajçak me anë të një shkrimi në Twitter u shpreh se ky takim ishte shumë konstruktiv dhe tregoi se çka u bisedua.

“Pata një bisedë shumë të mirë dhe të thellë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. U pajtuam se Kosovës i duhet dialogu dhe i duhet një marrëveshje gjithpërfshirëse”, shkroi Lajçak në Twitter.

Kreu i shtetit i tha në takim Lajçakut se njohja reciproke duhet të jetë pika e parë e marrëveshjes finale me Serbinë./UBTNews

Exit mobile version