I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar pas takimit që pati të enjten me presidenten Vjosa Osmani, në Nju Jork.
Lajçak ka shkruar në X se me Osmanin patën një bisedë të detajuar dhe të dobishme.
Ai theksoi se kanë rënë dakord që të vazhdojnë diskutimin.
“Pata një bisedë të detajuar dhe të dobishme me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, mbi gjendjen e dialogut dhe rrugën përpara në avancimin e zbatimit të marrëveshjes në rrugën e normalizimit. Ramë dakord të vazhdojmë diskutimin tonë”, ka shkruar ai në X.