Ai ka shkruar në Facebook se fokusi pritet të jetë në zbatimin e marrëveshjes dhe gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme për veriun.
“Unë propozova një agjendë të drejtpërdrejtë për takimin e ardhshëm në Bruksel, në përputhje me pritshmëritë e përcolla nga liderët evropianë. Fokusi parësor do të jetë në arritjen e përparimit të menjëhershëm në zbatimin e Marrëveshjes dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për situatën sfiduese në pjesën veriore të Kosovës”, ka shkruar ai.
Ai ka njoftuar edhe për takimet që pati në Kosovë.
“Vizitën time e përfundova me një takim me përfaqësuesit e partive opozitare kosovaro-shqiptare. Ne patëm diskutime interaktive për zhvillimet e fundit, si dhe për rrugën përpara në Dialog dhe në rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka përfunduar ai.