Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se zgjedhjet e djeshme në Kosovë demonstruan maturi të institucioneve të saj.
Lajçak përmes një postimi në Twitter u shpreh se mezi po pret të bashkëpunojë me Qeverinë në ardhje për vazhdimin e dialogut.
“Zgjedhjet e djeshme në Kosovë demonstruan maturi të institucioneve të saj, gjithë aktorëve relevantë dhe partive politike. Qytetarët kanë bërë që zëri i tyre të dëgjohet dhe mezi po pres të bashkëpunojë me Qeverinë në ardhje në vazhdimin e dialogut”, ka shkruar Lajçak./UBTNews
Yesterday’s elections in Kosovo demonstrated maturity of its institutions, all relevant actors and political parties. The citizens have made their voices heard and I’m looking forward to working with the incoming government on the continuation of the Dialogue. https://t.co/TM6mtxwCLA
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 15, 2021