I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak është takuar me sekretarin e shtetit të Spanjës për BE-në, Fernando Mariano Sampedro Marcos.
Lajçak ka njoftuar se me Marcosin kanë diskutuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe çështjet e tjera në Ballkan.
“Ne patëm një diskutim të gjerë dhe të dobishëm rreth dialogut dhe çështjeve më të gjera të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Lajçak në “X”.
Takimi mes Lajçak dhe Marcos u zhvillua në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror dhe në aktivitetet e think-tankut pan-evropian, Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë në Madrid.