Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka mbërritur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ku pritet të takohet me zëvendëskryeministrin, njëherësh kryenegociatorin për dialog, Besnik Bislimi.
Bislimi dhe Lajçak, sipas komunikatës qeveritare do të diskutojnë për ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazë Kosovë-Serbi. Temë pritet të jetë edhe rregullorja e BQK-së, sipas së cilës ndalohet përdorimi i dinarit serb në Kosovë.
Ditë më parë janë bërë 1 vit nga arritja e marrëveshjes së Brukselit, mes Kosovës dhe Serbisë, mirëpo sfidë është ende zbatimi i saj.