Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit me presidenten, Vjosa Osmani ka mbërritur në qeverinë e Kosovës, për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti.
Nga Bashkimi Evropian gjatë ditës së djeshme kanë thënë se ky takim është pjesë e kontaktit dhe ndërveprimit të vazhdueshëm të Lajçakut me partnerët për t’i ndihmuar të ecin përpara në dialog.