UBT News

Lajçak jep detaje nga takimet në Bruksel

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak ka takuar sot ndaras kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në Bruksel.

Ai në një postim në Twitter ka dhënë detaje nga këto takime, që mbahen për herë të parë pas tensioneve në veri të Kosovës për shkak të reciprocitetit për targat e Serbisë.

“Këtë mëngjes, pata dy takime të ndara me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar mënyrat për të zgjidhur krizën aktuale. Ne do të vazhdojmë diskutimet tona gjatë gjithë ditës”, ka shkruar diplomati sllovak.

Exit mobile version