UBT News

Lajçak: Dialogu me Serbinë i ka sjell Kosovës shumë përfitime

Emisari Special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, ka thënë se dialogu me Serbinë i ka sjell Kosovës shumë përfitime.

Lajçak tha se Kosova përmes këtij dialogu ka kontrollin në të gjithë territorin dhe kufijtë e saj.

“Dialogu me Serbinë i ka sjell Kosovës shumë përfitime. Përmes këtij dialogu sipas tij Kosova ka kontrollin në të gjithë territorin dhe kufijtë e saj, pastaj ka fituar kodin telefonik +383 dhe prezentim si palë e barabartë në nisma rajonale”.

Nga ana e tij i dërguari Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, tha se SHBA do t’i përkrah Kosovën e Serbinë në tentimet e tyre për anëtarësim në BE.

“SHBA do të përkrahë Kosovën e Serbinë në tentimet e tyre përmes dialogut për antaresimin e tyre në BE”.

Ndërsa raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha se rezultati final duhet të jetë njohja reciproke, përndryshe ky proces s’ka kuptim.

“Natyrisht që rezultati final i dialogut duhet të jetë njohja reciproke përndryshe ky proces s’ka kuptim”./klankosova.tv

Exit mobile version