Emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka raportuar sot para ministrave të Jashtëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.
Lajçak u shpreh se diskutimi i sotëm ka konfirmuar se dialogu është i lidhur me të ardhmen evropiane të këtyre dy shteteve.
“E kam mirëpritur mundësinë t’i adresohem ministrave të Jashtëm të BE-së sot për dialogun Beograd – Prishtinë. I jam falënderues për interesimin e tyre të vërtetë dhe përkrahjen e fuqishme. Diskutimi sot ka konfirmuar se dialogu qartë është i lidhur me të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Lajçak në Twitter./UBTNews
Welcomed the opportunity to address 🇪🇺 Foreign Ministers on the Belgrade-Pristina Dialogue at #FAC today. I’m grateful for their genuine interest and strong support. Today’s discussion confirmed that the Dialogue is clearly linked to the European future of Kosovo and Serbia.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) October 12, 2020