Ndonëse nuk është konfirmuar zyrtarisht, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak pritet të vizitojë Kosovën dhe Serbinë, në fund të muajt janar ose në fillim të muajt shkurt.
Mediat raportojnë se Lajçak mund të jetë i shoqëruar nga i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Vizita në Prishtinë mund të jetë me 1 dhe 2 shkurt pasi diplomatët të kenë ndalur në Beograd.
Sipas mediave pritet që në bisedime të hapet edhe çështja e organizimit të votimeve për zgjedhjet e Serbisë në territorin e Kosovës.
Gjatë bisedimeve për dialogun Kosovë-Serbi, pala serbe insiston se zbatimi i Marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të jetë prioritet në procesin e dialogut.
Ndërsa për Kosovën prioritet është çështja e të pagjeturve.