I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se me kryeministrin Albin Kurti ka diskutuar për situatën aktuale në veri.
Lajçak tha se temë e takimit që pati mbrëmë me Kurtin në Greqi ishte de-eskalimi i situatës në veri dhe zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të dialogut.
“Në Simpoziumin e Symit të këtij viti, pata një diskutim të dobishëm me kryeministrin Albin Kurti, për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe rrugën përpara drejt deeskalimit dhe zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të dialogut”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.