Një qendër ushqimore në kryeqytetin danez, në të cilën bizneset e reja lulëzuan edhe në pikun e pandemisë është kurorëzuar si lagjja më e mirë në botë nga Time Out.
Nørrebro në Kopenhagë kryeson listën e Time Out, pas një sondazhi me 27 mijë respondentë që jetojnë në qytetet e ndryshme të botës.
Time Out thotë se fryma e komunitetit luajti një rol të madh në zgjedhjen e rretheve kryesore.
Në vendin e dytë renditet Andersonville, një lagje në Çikago, e cila njihet për komunitetin LGBTQ+ dhe hapësirat e gjelbra, ndërsa në vendin e tretë u rendit lagjja Jongno 3-ga e Seulit në Korenë e Jugut.
1. Nørrebro, Kopenhagë, Danimarkë,
2. Andersonville, Çikago, ShBA,
3. Jongno 3-ga, Seul, Kore e Jugut,
4. Leith, Edinburg, Skoci,
5.Station District, Vilnius, Lituani,
6. Chelsea, New York, ShBA,
7. XI District, Budapest, Hungari,
8. Ngor, Dakar, Senegal
9. Sai Kung, Hong Kong
10. Richmond, Melburn, Australi./UBTNews