I ftuari i radhës i n’RITËM të Campus Radio me Albina Zeneli ishte Milaim Berisha, ligjërues në departamentin Shkenca Sportive ku mes tjerash folëm në lidhje me laboratorin për testime të performancës së sportistëve.
“Në vitet e kaluara ne kemi pasur mundësi vetëm t’i dëgjojmë profesorët, por jo ta verifikojmë saktësinë dhe kualitetin e atyre se çka janë ligjëruar, kurse tani përmes punës praktike dhe bashkëpunimit me klube mund ta shohim direkt praktikimin e punës shkencore”, tha mes tjerash Berisha.
Ai më tutje tregoi edhe për organizimin e konferencave që sipas tij i ndihmojnë secilit pjesëmarrës për ta fuqizuar drejtimin që marrin për studime.
E, që padyshim UBT ofron një mundësi ideale që studentët e dalluar të ndjekin praktika në vendet e ndryshme e pastaj nga rezultati i shkëlqyer të pranohen në punë me kontrata të rregullta.
Berisha zbulon se krahas konferencës që organizohet nga viti në vit, risi në 2025 do të jetë edhe konferenca e mjekësisë sportive e madje edhe Kryetari i Shoqatës Ndërkombëtare i Mjekësisë Sportive është i ftuar dhe do të jetë pjesëmarrës.
Kjo ngjarje konsiderohet e jashtëzakonshme sepse do të ndodhë për herë të parë në Kosovë.
Ndryshe, Programi i Shkencave të Sportit është një mundësi e shkëlqyer për ata që dëshirojnë të ndjekin një karrierë profesionale në fushën e sporteve, shëndetit dhe trajnimit.
Ky program ofron qasje të balancuar mes teorisë dhe praktikës, duke përgatitur studentët për nevojat e tregut të punës në Kosovë e më gjerë.
“Kemi studentë që janë punësuar nëpër klube sportive që kanë përfunduar praktikën e tyre profesionale, sepse puna që e realizojnë ata i’a mundëson që të jenë të kërkuar në treg e madje me disa jemi dhe kolegë në të njëjtin vend të punës”, përfundoi Milaim Berisha.
Pjesë nga biseda:
https://www.facebook.com/campusradio100.7/videos/1181351350400498
/UBT News/