UBT News

Laboratori në Ferizaj lëshonte teste PCR të falsifikuara

Policia e Kosovës së bashku me Inspektoratin Shëndetësor kanë zhvilluar një operacion në disa laboratore në Ferizaj, ku në njërin prej tyre është konstatuar se lëshonte teste PCR SARS COV-19 në mënyrë të falsifikuar dhe kundërligjore.

Sipas Policisë, ata fillimisht kanë marrë informacione për këto teste dhe pastaj gjatë këtij operacioni, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, janë kontrolluar dhe legjitimuar 4 lokacione të laboratorëve në Ferizaj dhe në njërin prej tyre ka rezultuar se përveç disa shkeljeve që janë konstatuar, Inspektorati Shëndetësor ka vërtetuar se një nga testet PCR SARS COV-19 që është lëshuar, rezulton të jetë i falsifikuar dhe ky laborator është mbyllur për kohë të pacaktuar.

“Sektori Rajonal i Hetimeve ka identifikuar personin qe ka lëshuar këtë test, me inicialet K.XH ( M/K) i moshës 40 vjeçar që ishte punëtorë i kësaj poliklinike dhe të njëjtin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj. Me vendim të Prokurorit ndaj tij është iniciuar rast penal “Rastet e Posaçme te falsifikimit të dokumentit” për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version