Studentët e UBT-së, tashmë inxhinierë të ndërtimit janë duke kontribuar në zhvillimin dhe realizimin e projekteve të ndryshme të kompanive vendore të ndërtimit, duke u bërë pjesë e tyre përmes shkëmbimit të ideve në përpilimin e këtyre projekteve.
Laboratori i materialeve të ndërtimit në UBT, është duke ofruar shërbime të ndryshme për kompani vendore, në të cilin zbatohet sistemi më i ri ndërkombëtar i menaxhimit të cilësisë në fushën e testimeve laboratorike.
Laboratori i materialeve të ndërtimit, në kuadër të Qendrës së Laboratorëve Testuese në UBT, është njësi laboratorike e akredituar nga Drejtoria e Akreditimit e Kosovës për një gamë të gjerë të testimeve të materialeve ndërtimore. Çimento, betoni i njomë, betoni i ngurtësuar, guri natyror, agregatet, materialet mbushëse dhe tamponet janë disa nga materialet të cilat testohen në këtë njësi laboratorike.
Aktualisht kjo njësi e akredituar është duke ofruar shërbime të kontraktuara profesionale për një mori kompanish ndërtimore. Shërbimet e testimeve laboratorike aktualisht janë duke u realizuar në disa prej projekteve më të mëdha infrastrukturore në vend.
Etika dhe përgatitja profesionale e stafit akademik të angazhuar në këto projekte e ka bërë Qendrën e Laboratorëve Testuese në UBT si pikë reference për zgjidhjet komplekse të problemeve në industrinë vendore.