Holanda do të përfshijë në rregulloren mundësinë që mjekët të ndihmojnë në vdekjen e fëmijëve me sëmundje terminale të moshës nga një deri në 12 vjeç, nëpërmjet eutanazisë.
Rregullat e reja do të zbatohen për pesë deri në dhjetë fëmijë në vit që vuajnë në mënyrë të padurueshme nga sëmundja e tyre, nuk kanë shpresë për përmirësim dhe për të cilët kujdesi spitalor nuk mund të sjellë lehtësim.
Holanda u bë vendi i parë në botë që legalizoi eutanazinë në kushte strikte në vitin 2002. Të gjitha rastet duhet të raportohen në bordet e rishikimit mjekësor. Ligji parashikonte tashmë mundësi për eutanazinë që përfshin foshnjat me sëmundje terminale deri në ditëlindjen e tyre të parë dhe për fëmijët mbi 12 vjeç.
Vitin e kaluar, vetëm një rast i një të mituri është raportuar në bordin e shqyrtimit. Por, tashmë, të gjithë fëmijët që vuajnë nga sëmundjet e rënda dhe nuk kanë shpresë për kurim dhe shpëtim, mund të asistohen në eutanazi.
Ky shtet nuk është i pari në botë që lejon ndihmën e mjekëve në eutanazi, për fëmijët e të gjitha moshave. Belgjika e ka bërë miratuar ligjin në në vitin 2014.