UBT News

Ky person kërkohet nga policia

Policia e Kosovës po kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e Malë (Agim) Sejfijaj, i lindur me 01.08.1986 në Gllogjan të Deçanit, të lajmërojë Policinë apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë sqaron se bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, ka lëshuar këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për të Malë (Agim) Sejfijaj, pasi dyshohet se ka kryer veprёn penale “Lëndim i rëndë trupor”.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë) 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version