Ka një ilaç që na rigjeneron dhëmbët, i cili përdoret për të kuruar njerëzit e prekur nga sëmundja e njohur si “Alzheimer”.
Shkencëtarët nga King’s College në Londër kanë zbuluar se medikamenti i quajtur “Tideglusib”, që u jepet pacientëve të prekur me “Alzheimer”, aktivizon qelizat në qendër të dhëmbit të dëmtuar dhe përshpejton shërimin e të çarave të vogla dhe vrimave.
Dhëmbët kanë aftësi për t’u vetërigjeneruar, por nuk mund ta bëjnë këtë kur ai është i thyer në thellësi dhe kështu lënë vetëm një shtresë të hollë mbrojtjeje.
Medikamenti stimulon procesin e rigjenerimit natyror për të mbyllur më shumë vrima të mëdha.
“Pothuajse çdo person në planet ka një dhëmb të thyer. U përpoqëm qëllimisht të krijonim diçka shumë të thjeshtë, shumë të shpejtë dhe me kosto minimale”, tha profesori Paul Sharpe, drejtuesi i studimit.
Por ende nuk është provuar nëse medikamenti mund të bëjë të mundur rimbjellen e dhëmbëve të njeriut. Por kujdes: Konsultohuni me mjekun ose farmacistin!