Miliarderi tajvanez Pierre Chen po shet 25 mijë shishe verëra nga koleksioni i tij, ku disa nga më të rrallat mund të shiten 190 mijë dollarë secila.
Verërat që u parashikua të shiten deri në 50 milionë dollarë, formojnë koleksionin më të shtrenjtë të verërave që është ofruar ndonjëherë në ankand, njofton Sotheby’s.
Sipas Sotheby’s, miliarderi, i cili është themelues dhe kryetar i gjigantit elektronik Yageo Corporation, i kishte mbledhur shishet gjatë katër dekadave.
Forbes aktualisht e rendit Chen si njeriun e dhjetë të Tajvanit – dhe të 515-tin në botë – si më të pasurin në botë, me një pasuri të vlerësuar prej 5.5 miliardë dollarësh./UBTNews/