Qindra bizhuteri që dikur ishin nën pronësi të miliarderes së ndjerë austriake, Heide Horten, u shitën 196 milionë dollarë në ankand. Ky është koleksioni më i shtrenjtë privat i bizhuterive që është shfaqur ndonjëherë në ankand.
Me këtë shitje u thye rekordi që u vendos mbi një dekadë më parë nga koleksioni i Elizabeth Taylor, gurët e çmuar të së cilës grumbulluan afro 116 milionë dollarë në New York në vitin 2011.
Ankandi i javës së kaluar u zhvillua pavarësisht shqetësimeve të ngritura nga grupet hebraike për burimin e pasurisë së Horten.
Koleksionistja e ndjerë e arteve, për të cilën Forbes raportoi se kishte një pasuri neto prej rreth 3 miliardë dollarë kur vdiq në qershor të vitit të kaluar, trashëgoi 1 miliard dollarë nga burri i saj i parë, Helmut Horten, pas vdekjes së tij në vitin 1987./UBTNews/