UBT News

Ky ishull privat në Karaibe është në shitje dhe kushton më pak se një shtëpi

I gjithë ky ishull në Karaibe mund të jetë i yti për 475 mijë dollarë.

Iguana Island, një ishull privat me shtëpinë dhe stafin e vet, është aktualisht në shitje. Prona, e listuar nga Private Islands Inc., ndodhet 12 milje larg bregut të Bluefields, Nikaragua. Ishulli Iguana vjen me pesë hektarë tokë.

Dhe ka ende shumë hapësirë për të shtuar gjëra që ju doni, thuhet në listë. Ka një shtëpi me tri dhoma gjumi në ishull.

Rezidenca është “ndërtuar sipas standardeve moderne”, sipas Private Islands Inc. Shtëpia është e lyer me ngjyra të ndezura dhe të hareshme.

Muret e verdha përputhen me mjedisin tropikal. Ka gjithashtu një kuzhinë, sallon dhe dhomë ngrënie. Do të keni gjithashtu dy banja, si dhe një bar.

Ju mund të shijoni pamjet e Detit të Karaibeve ndërsa jeni ulur në verandën e shtëpisë. Ishulli ofron pamje 360 gradë të ujit të pastër. Mund të bëni një shëtitje në rrugicat që kalojnë nëpër pronë.

Një kullë vëzhgimi ofron pamje të oqeanit dhe pyjeve tropikale aty pranë. Ka edhe akomodime shtesë për stafin në ishull.

Sipas Private Islands Inc., stafi aktual i Iguana Island janë të gatshëm të qëndrojnë me pronarin e ri. Shtëpia është e rrethuar nga gjeth të harlisur dhe flutura migruese./RevistaClass

Exit mobile version