UBT News

Ky frut ‘i shëndetshëm’ mund të dëmtojë tretjen tuaj

Një mjek i njohur nga Universiteti i Harvardit ka zbuluar se jo të gjitha frutat janë po aq të dobishme për shëndetin, duke treguar se një prej tyre nuk bën pjesë kurrë në dietën e tij.

Sipas specialistit, ky frut, edhe pse shihet si i shëndetshëm shkakton probleme me tretjen dhe po ashtu ndikon negativisht në shëndetin e zorrëve, veçanërisht tek personat me ndjeshmëri të lartë.

Në intervistën e tij, mjeku përmendi frutat më të mira për aparatin tretës, si frutat e pyllit, kivi, mollët dhe dardhat, të pasura me fibra që ndihmojnë në balancën e mikrobiotës intestinale.

Ai paralajmëroi për disa fruta që duhen konsumuar me kujdes, pasi përmbajnë sheqerna të thjeshta në sasi të larta ose mund të shkaktojnë fryrje dhe parehati. Në këtë grup përfshihet edhe fruti që ai nuk e konsumon asnjëherë, duke e cilësuar problematik për shëndetin e zorrëve.

Sipas mjekut të Harvardit, fruti që duhet shmangur është bananja e pjekur. Ai shpjegon se bananjat që kanë arritur në një fazë të pjekur përmbajnë sheqerna të thjeshta në sasi të madhe, që rrisin glukozën në gjak dhe nuk furnizojnë siç duhet bakteret e mira të zorrëve.

Ky qëndrim ka tërhequr vëmendje, duke treguar se edhe ushqimet që konsiderohen “gjithmonë të shëndetshme” mund të kenë efekte të padëshiruara, varësisht nga organizmi i secilit. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version