Liderët e Finlandës sapo kanë njoftuar në një deklaratë të përbashkët se janë në favor të aplikimit për anëtarësim në NATO.
Këtu është një kontekst i njoftimit:
- Qëndrimi i liderëve nuk përbën një vendim formal për aplikimin e vendit në NATO.
- Qeveria e koalicionit dhe presidenti pritet të nxjerrin vendimin për anëtarësim në NATO në ditët në vijim, njoftoi Zyra e Kryeministres.
- Vendimi përfundimtar për të aplikuar për anëtarësimin në NATO do të kërkonte më pas një votim në parlament, i cili pritet në fillim të javës së ardhshme.
Si do të votojë parlamenti?
Parlamentari Johannes Koskinen tha për CNN se pret që shumica dërrmuese e Parlamentit finlandez të votojë pro aplikimit për anëtarësim. “Unë mendoj se në seancë plenare, rezultatet, ndoshta rreth 180 nga 200 janë në favor të anëtarësimit” tha ai.
Më shumë se 75% e finlandezëve mbështesin bashkimin me aleancën ushtarake, sipas të dhënave më të fundit të sondazheve të medias shtetërore.
Cilat janë hapat e mëtejshëm?
Nëse Finlanda dhe Suedia vendosin të aplikojnë në NATO, procesi i pranimit do të “shkojë shpejt” dhe do të vendosen masa të përkohshme derisa të bëhen anëtarë zyrtarë të aleancës, ka thënë në prill Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të mërkurën se Rusia po monitoron nga afër konfigurimin e NATO-s pranë kufijve të saj, duke komentuar mundësinë që Finlanda dhe Suedia t’i bashkohen aleancës./UBTNews/