UBT News

Ky është ushqimi që i bën mirë zemrës, trurit dhe lëkurës

E njohur si një nga frutat më të shëndetshme në botë, avokado po fiton më shumë popullaritet edhe në tryezat shqiptare, falë përfitimeve të shumta që ofron për shëndetin.

E pasur me yndyra të shëndetshme, fibra, vitamina dhe antioksidantë, avokado është klasifikuar nga specialistët e ushqyerjes si një “superushqim”.

Konsumimi ndikon në përmirësimin e funksioneve kardiovaskulare, mbështet funksionin e trurit, ndihmon në mirëmbajtjen e lëkurës së shëndetshme.

Avokado përmban acid oleik, një yndyrë e njëjtë me atë që gjendet në vajin e ullirit që ndihmon në uljen e kolesterolit të keq dhe rritjen e atij të mirë.

Njerëzit që përfshijnë avokadon në dietë kanë më pak rrezik për sëmundje të zemrës. Përmbajtja e lartë e folatit e vitaminës K në avokado mbështet funksionin e trurit, përmirëson kujtesën dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimeri.

Lëkurë e shëndetshme dhe e hidratuar

Yndyrat natyrale dhe vitamina E që përmban avokado ndihmojnë në ushqimin e lëkurës dhe luftimin e plakjes së parakohshme. Maskat natyrale me avokado janë gjithashtu shumë të përdorura për hidratimin e fytyrës dhe trajtimin e irritimeve.

Ndihmon në tretje dhe kontroll të peshës

Me rreth 10 gramë fibra për çdo avokado, ky frut mbështet tretjen e shëndetshme e ndihmon në ndjesinë e ngopjes për më gjatë, duke qenë zgjedhje ideale për ata që kërkojnë të menaxhojnë peshën trupore.

Kur avokado konsumohet me ushqime të tjera, ndihmon trupin të përthithë më mirë vitaminat që treten në yndyrë, si vitaminat A, D, E dhe K.

Përfshiri në dieta të balancuara ushqimore, theksojnë se avokado është opsion i shëndetshëm për mëngjes, sallata a ushqime të lehta gjatë ditës.

 

Exit mobile version