UBT News

Ky është u.d. i ri i Kryeprokurorit të Shtetit

Agron Qalaj është emëruar ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Shtetit.

Emërimi i tij erdhi pas shkarkimit të Besim Kelmendit nga kjo pozitë

Vendimi u mor pak minua më parë në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).

Me pesë vota për, Kelmendi tanimë u shkarkua.

Gjatë diskutimit pas propozimit për t’u futur në rend dite shkarkimi i ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ky i fundit dhe katër anëtarë të tjerë të Këshillit Prokurorial të Kosovës lëshuan mbledhjen, duke thënë se po tentohet shkatërrimi i sistemit.

Fillimisht, anëtari Veton Shabani tha se tentativa për dëmtimin e sistemit prokurorial është e kotë, duke thënë se sistemi prokurorial është më i madh se të gjithë ata.

Ka vëtëm një adresë dhe një agjendë për dëmtimin e sistemit prokurorial, por kjo tentative është e kotë. Nuk do jem pjesë e këtyre agjendave të ulëta”, tha Shabani.

Ndërkaq, Arian Gashi tha se ajo që dëgjoi është e papranueshme dhe e paprecedent.

Një kërkesë e tillë për t’u fut në agjendë është keqpërdorim i pozitës zyrtare, ky Këshill i ka humbur legjitimitetin sepse çdo aktivitet i ardhshëm do jetë vazhdimësi e kësaj”, tha ai.

Ndërkaq, replikoi Hajdaraj, duke i thënë “Po shihet kush është për të shkatërruar sistemin”.

Fillimisht, nga salla e takimit u larguan dy anëtarët Arian Gashi dhe Visar Krasniqi. E më pas, edhe Kelmendi e Vuniqi.

Në anën tjetër, Dardan Vuniqi, tha se integriteti i tij nuk lëkundet, sepse janë aty për të mbrojtur ligjin dhe me i dhënë arsye të vertetën, duke thënë se asnjë vendim nuk mund ta marrë nën presion.

Mua më duhet ta lëshoj këtë takim pasi ky konflik është filluar pa qenë unë këtu.”, shtoi Vuniqi duke thënë  se në moment kur të bindet do të rikthehet. Tha se po e lëshon takimin për të ruajtur rendin juridik.

Ndërkaq, Shabani tha se propozon të mos thirret më asnjë takim.

Kryesuesi Hajdaraj më pas vendosi që takimi të shkojnë në pauzë./EO

Exit mobile version