I pyetur rreth vizitës së presidentit ukrainas në qytetin Kherson, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se qyteti ishte “territor rus”.
“Asnjë koment. Ky është territor rus”, tha Peskov të hënën gjatë një telefonate të rregullt me gazetarët.
Forcat ukrainase hynë në qytetin e Khersonit të premten ndërsa ushtria ruse u tërhoq nga bregu perëndimor i lumit Dnipro në rajonin Kherson.
Civilë të ngazëllyer që i kishin mbijetuar muajve të tëra pushtimit rus zbritën në sheshin qendror të Khersonit, duke përqafuar ushtarët e sapoardhur ukrainas, duke bërë selfie me ta dhe duke valëvitur flamujt ukrainas.
Tërheqja i dha një fitore të madhe Kievit dhe shënoi një nga pengesat më të mëdha për presidentin rus Vladimir Putin që nga fillimi i pushtimit të tij./UBTNews/