UBT News

Ky është qyteti më i mirë për të jetuar

Njihet si “qyteti i ëndrrave” dhe padyshim se kryeqyteti austriak është thjesht një vend ëndrrash për të jetuar.

Economist Intelligence Unit (EIU) ka publikuar listën e qyteteve më të mira në botë për të jetuar për vitin 2023, dhe Vjena është në krye të listës.

EIU, një organizatë motër e The Economist dhe renditi 173 qytete në mbarë botën për një numër faktorësh të rëndësishëm, duke përfshirë kujdesin shëndetësor, arsimin, stabilitetin, infrastrukturën dhe mjedisin.

Vjena zuri vendin e parë në Indeksin Global të Jetesës së EIU-së, duke fituar vlerësime për infrastrukturën e saj të besueshme, kulturë, argëtim dhe shërbimet arsimore dhe shëndetësore.

Ky qytet, i cili tash e sa vjet zë vendin e parë, u pasua nga Kopenhaga e Danimarkës, qytet ky që zuri vendin e dytë./UBTNews/

Exit mobile version