Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, dita e sotme do të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Mëngjesi do të jetë i vranët me mundësi të shiut, e pasditja do të bëhet me diell.
Temperatura minimale është 11°C kurse ajo maksimalja e ditës do të arrijë në 23°C.
Edhe fundjava pritet të jetë e ngjashme, me vranësina e me temperatura që do të sillen nga 9 deri 15°C. /UBT News/
.