UBT News

Ky është njeriu më i famshëm i TikTokut që nuk e thotë asnjë fjalë

Kur Italia për herë të parë hyri në izolim për shkak të pandemisë vitin e kaluar, Khabane Lame humbi punën në një fabrikë afër qytetit verior të Torinos.

Kaloi kohën i mbyllur në shtëpinë e prindërve në Chivasso bashkë me tre vëllezërit dhe motrat e tij, duke kërkuar punë tjetër. Një ditë prej ditësh ai e shkarkoi aplikacionin e TikTokut dhe filoi të realizonte video nga dhoma e tij me emrin Khaby Lame. Dhe kështu lindi karriera e tij.

Në fillim, si shumica e përdoruesve të TikTokut, ai realizoi video të tij duke vallëzuar, duke shikuar videolojëra. Pastaj reagonte ndaj videove të ndryshme, pa fjalë, vetëm me gjeste.

Tani Lame është njeriu më i popullarizuar në TikTok, me 114 milionë ndjekës. Lame është personi i parë në Evropë dhe i dyti në botë që ka arritur 100 milionë ndjekës në TikTok.

“Më erdhi kjo ide pasi po shikoja këto video që qarkullonin dhe më pëlqeu ideja për të sjellë thjeshtësi në to. Gjestet erdhën rastësisht, por heshtja jo. Mendova një mënyrë për të arritur sa më shumë njerëz. Dhe mënyra më e mirë ishte të mos flisja”, tha ai për CNN.

Lame ka fansa nga e gjithë bota./UBTNews

Exit mobile version