UBT News

Ky është një zbulim potencialisht shumë i rëndësishëm, ndoshta, guxoj ta them, revolucionar.

Facebook është vënë nën breshërinë e kritikave për mbajtjen sekret të një studimi për efektet negative të përdorimit të Instagram te adoleshentët.

Sipas Ëall Street Journal studimet e vetë Instagram tregojnë se adoleshentët e fajësojnë atë për rritjen e nivelit të depresionit dhe ankthit.

Aktivistë dhe ligjvënës në SHBA deklaruan se kjo është dëshmi se kompania vendos fitimin para shëndetit të fëmijëve.

Instagram u mbrojt duke mos mohuar se studimi nxirrte në pah efektet negative te adoleshentët, por duke shtuar se përmes këtij studimi tregohet vullneti i kompanisë për t’u përballur dhe kuptuar “çështje komplekse e të vështira”.

Raporti i publikuar nga Wall Street Journal dhe i pakundërshtuar nga Facebook gjen se:

Një në tre vajza që përdorin Instagram ndjehen më të nënvlerësuara dhe të pakënaqura me trupin dhe imazhin e tyre.

Adoleshentët fajësuan Instagramin për rritjen e nivelit të ankthit dhe depresionit.

Një në tre vajza thanë në 2020, se Instagrami i bënte të ndjeheshin më keq mbi imazhin dhe trupin e tyre.

13 për qind e adoleshentëve britanikë dhe 6 për qind e atyre amerikanë shprehën në të paktën një rast “dëshirën për t’u vetëvrarë” në Instagram.

Në përgjigje të raportit të publikuar nga WSJ, Instagram publikoi një blog të gjatë duke mbrojtur kërkimet e tij dhe duke premtuar se do të bëjë më shumë në drejtim të mbrojtjes së adoleshentëve.

Exit mobile version