Popullariteti i avokados dhe përdorimi i gjerë në vendet me klimë të ngrohtë e kanë transformuar avokadon në një produkt që nuk duhet të mungojë në kuzhinën tuaj.
Fruti i avokados përmban 18 nga 22 aminoacidet e nevojshme për trupin e njeriut, por edhe shumë fibra ndaj dhe konsiderohet një superfrut.
Rrjedhimisht ky frut është një mënyrë e mirë për të fuqizuar sistemin imunitar. Avokado bëhet më i fuqishëm nëse kombinohet me fruta të pasura me vitaminë C, siç janë limoni dhe ananasi.
Avokado dhe Diabeti i tipit 2
Avokado është një frut që ka përmbajtje të lartë yndyre dhe me të nuk duhet tepruar.
Megjithatë, kohët e fundit, studimet kanë zbuluar se avokado përmban një molekulë që mund të pakësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës.
Ekspertët në Kanada thonë se prania e kësaj molekule e bën avokadon një mik të diabetikëve.
Kjo molekulë është identifikuar si Avokatina B ose AvoB.
Konsumi i rregullt i avokados dhe prania e kësaj molekule nënkupton një shtim më të ngadaltë në peshë dhe një rritje të ndjeshmërisë ndaj insulinës.
Diabeti i tipit 2 pengon prodhimin e glukozës ose sheqerit në gjak.
Normalisht ky përpunim ndodh falë ndihmës së insulinës por tek diabetikët trupi nuk prodhon ose prodhon pak insulinë.
Vlerat e avokados për shëndetin:
- Është jashtëzakonisht ushqyes.
- Avokado përmban sasi të mëdha të vitaminës K, C, B5, B6, E, folat, magnez, mangan, zink, bakër, hekur, dhe fosfor.
- Përmban më shumë kalium se banania dhe mban tensionin e gjakut në nivel normal.
- Është plot me acide yndyrore mono-të-pangopura që janë shumë të shëndetshme. Acidi oleik që gjendet tek avokado ul inflamacionin.
- Është plot me fibra. Fibra ndihmon me rënien në peshë, ul nivelin e sheqernave në gjak dhe ka lidhje të drejtpërdrejtë me uljen e rrezikut ndaj një sërë sëmundjesh.
- Mund të ulë nivelet e triglicerideve dhe kolesterolit. Studimet kanë treguar që ngrënia e avokados mund të ulë rreziqet për sëmundjet e zemrës që vijnë nga kolesteroli dhe trigliceridet në gjak.
- Është i mbushur me antioksidantë të fuqishëm.
- Avokado përmban ushqyes siç janë luteina dhe zeaksanthina që janë tepër të rëndësishëm për shëndetin e syrit dhe ulin rrezikut e sëmundjeve të tij.
- Mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të artritit dhe rënien në peshë./AgroWeb.org