Secili rrjet social ka një logo përkatëse.
Logo është identifikuese për secilin biznes apo në këtë rast, rrjet.
E keni pyetur veten pse logoja unike e Snapchat është ajo që e shohim.
Ajo ka tërhequr vëmendjen që nga fillimi i platformës më 2011 dhe që atëherë, dizajni që përmban një skicë të fantazmes së vendosur në sfond të verdhë, nuk ka ndryshuar shumë.
Logoja është një nga më të njohurat në botë falë popullaritetit të Snapchat, i cili ka rreth 375 milionë përdorues të përditshëm.
CEO i Snapchat, Evan Spiegel e ka zbërthyer atë.
Pjesa më e dukshme e logos është fantazma, ajo është projektuar nga vetë Speigel, ai vizatoi skicën e thjeshtë të fantazmës pasi u frymëzua nga anëtari i Klanit Wu-Tang, Ghostface Killah.
Fantazma ka një emër: Ghostface Chillah, sipas SlashGear.
Speigel thuhet se e ka dizajnuar fantazmën para se të lançohej Snapchat, për aplikacionin paraardhës “Picaboo”. Picaboo funksionoi në mënyrë të ngjashme me Snapchat në atë që përdoruesit dërguan një foto që u zhduk me hapjen e saj.
Me kalimin e viteve, dizajni fantazmë i Snapchat ka ndryshuar, fillimisht ajo kishte dy sy e një gjuhë të mbërthyer.
Me kalimin e viteve, dizajni u bë më minimal dhe përfundimisht u shndërrua në logon që njohim tani.
Në lidhje me sfondin e verdhë, Speigel te zgjodhi sepse pas një logo tjetër nuk e përdorte atë ngjyrë në atë kohë.
Pati spekuloime se Speigel zgjodhi të verdhën sepse është një ngjyrë e lehtë dhe argëtuese, shkëlqimi i nuancës së verdhë tërheq sytë menjëherë nga logoja. /UBTNews/