Kryetari i Bashkisë së Lviv, Andriy Sadovyi, ka akuzuar Rusinë për shënjestrimin e qëllimshëm të civilëve.
“Ky është gjenocid, ky është shkatërrim i qëllimshëm i ukrainasve”, i tha ai kanalit televiziv të Ukrainës 1+1, transmeton Klankosova.tv.
Ai tha se gjashtë persona u vranë dhe 11 u plagosëm, duke përfshirë një fëmijë, në sulmin e së hënës në Lviv.
Gjenocidi shihet gjerësisht si krimi më i rëndë kundër njerëzimit dhe sipas ligjit ndërkombëtar përkufizohet si një shfarosje masive e një grupi të caktuar njerëzish.
Ndërsa presidenti i ShBA-së Joe Biden ka akuzuar forcat ruse për kryerjen e akteve të gjenocidit në Ukrainë, shumë vende nuk kanë bërë të njëjtën gjë dhe nuk ka konsensus ligjor nëse Rusia është fajtore për krimin.