Liam Hemsworth dhe Gabriella Brooks mund të janë fejuar, pasi modelja u pa duke mbajtur një unazë diamanti në gishtin e fejesës.
Fundjavën e kaluar, Gabby u fotografua duke ecur përgjatë një hapësire me jahte në Ibiza, Spanjë, me një diamant që shkëlqente në gishtin e unazës në dorën e majtë. Në disa foto, ajo buzëqeshte teksa ia tregonte diamantit gjigant disa personave.
Gabriella dhe Liam, 35 vjeç, po bëjnë një udhëtim në Europë për të festuar ditëlindjen e vëllait të aktorit, Chris Hemsworth, që mbushi 42 vjeç.
Në ditëlindjen e yllit të “Thor”, më 11 gusht, Liam postoi një foto me dy vëllezërit e tij më të mëdhenj, Chris dhe Luke, dhe uroi djalin e ditëlindjes. Në këtë udhëtim u panë Matt Damon dhe Rita Ora me bashkëshortin Taika Waititi.
Liam dhe Gabby u lidhën për herë të parë në dhjetor 2019. Dalja publike ndodhi katër muaj pas ndarjes së Liam nga Miley Cyrus, me të cilën ishte i martuar për më pak se një vit dhe kishte një lidhje me ulje-ngritje për 1 dekadë.
Çifti e bëri lidhjen zyrtare në Instagram në nëntor 2020 e u shfaqën në tapetin e kuq në nëntor 2022 për premierën e “Poker Face” në Sydney.