UBT News

Kwasi Kwarteng: I thashë Liz Truss se po lëvizte shumë shpejt me planet e saj

Ish-kancelari Kwasi Kwarteng ka thënë se ai e paralajmëroi Liz Truss se ajo po shkonte shumë shpejt me planet e saj ekonomike.

Kwarteng tha për TalkTV se e kishte paralajmëruar atë të “ngadalësonte” pas mini-buxhetit të shtatorit.

Ai tha se paralajmëroi atë se do të zgjaste vetëm “tre ose katër javë” nëse do të vazhdonte njëjtë.

“Nuk e dija se do të kalonin vetëm gjashtë ditë”, shtoi ai.

Z. Kwarteng u shkarkua në mënyrë dramatike nga zonja Truss në tetor, dy javë pasi mini-buxheti i tyre për uljen e taksave shkaktoi trazira në tregjet financiare.

Më pas, ajo hoqi dorë nga pothuajse i gjithë plani në një përpjekje për të qëndruar në pushtet, por njoftoi dorëheqjen e saj disa ditë më vonë – pak më shumë se gjashtë javë pas marrjes së detyrës – pasi mbështetja nga deputetët konservatorë u zbeh.

Ai gjithashtu zbuloi se e mori veshë se do të shkarkohej kur pa një gazetar duke postuar në Twitter për këtë, ndërsa ai ishte në makinë duke shkuar në Downing Street./UBTNews/

Exit mobile version