Ministri i Financave, Kwasi Kwarteng ka konfirmuar se është detyruar të largohet nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
Kjo do të thotë se Londra do ta ketë kancelarin e saj të katërt të Thesarit në vetëm disa muaj.
Mediat kishin raportuar edhe më herët se kryeministrja Liz Truss do të shkarkojë Kwartengun si pjesë e një kthese në minibuxhetin e qeverisë, të shpallur muajin e kaluar.
Plani financiar i Kwarteng, i cili premtoi miliarda ulje taksash të financuara nga huamarrja, shkaktoi turbulenca në treg dhe një ndërhyrje nga Banka e Anglisë./UBTNews/