UBT News

Kuvendi zgjedh guvernatorin e BQK-së, shkarkon anëtaren e OSHP-së

Pak para mesnates, Kuvendi i Kosovës votoi për emërimin e kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, si dhe zgjodhi Ahmet Ismailin guvernator të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës me 56 vota.

Kuvendi gjithashtu votoi për miratimin e propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shkarkimin Kimete Gashi nga pozita e anëtares së Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Deputetët miratuan edhe raportin me rekomandim për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Ndërmjetësim, si dhe raportin me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit dhe të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit.

Tutje, Kuvendi mori vendim për emërimin e kryesuesit dhe të një anëtari të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, si dhe zgjodhi dy anëtarë të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe një anëtar të Komisionit për Kërkesa Pronësore në Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Kurse, në mungesë të grupeve parlamentare, formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen dy anëtarëve nga radhët e komunitetit shqiptar në Komisionin e Pavarur për Media, u bartë për seancën e radhës, sikurse edhe zgjedhja e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Seanca që nisi mëngjesën e së enjtes degjeneroi në dhunë mes përfaqësuesve të pushtetit dhe opozitës si dhe me bllokim të punës së saj për disa orë, ndërsa mbyllu punimet para orës 00:00.

Exit mobile version