Me 61 vota për Kuvendi i Kosovës ka votuar për vazhdimin e masave emergjente në energji.
Kuvendi miratoi në parim edhe Projektligjin për edukimin në fëmijëri të hershme.
Më pas kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka ndërprerë seancën.
“Duhet ta ndërpresim këtë seancë pastaj vazhdojmë kurdo që merremi vesh në Kryesi”, tha kryetari Konjufca.
Kjo seancë ishte paralajmëruar të niste në ora 11:00, mirëpo u shty për në 13:00, duke bërë që deputetët e opozitës ta braktisin atë.