UBT News

Kuvendi voton për heqjen e homologimit

Me 70 vota për, Kuvendi ka miratuar në parim Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Automjete që mundëson heqjen e homologimit. E Partia Demokratike e Kosovës nuk mori pjesë në votim.

Shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se me këtë ndryshim do të largohet kjo padrejtësi që ka mbizotëruar për një dekadë.

“Me plotësim ndryshimin e Projektligjit për Automjete do të hiqet kjo padrejtësi me mbi një dekadë, ne e konsiderojmë se e rëndësishme është që të sigurohet kjo padrejtësi pasi që nga viti 2009 kjo mundësi ju është dhënë vetëm një operatori”, deklaroi ajo.

Kryetarja e Komisionit për Bujqësi, Fitore Pacolli tha se shumë shpejt ministri i linjës do t’i sjellë Ligjin e ri për automjete.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku tha se nevoja për ndryshim nuk është vetëm te një pikë.

“Ky ligj do të vjen me një shqyrtim dhe plotësim ndryshim dhe nevoja për ndryshim nuk është vetëm për një pikë dhe të presim ministrinë”, deklaroi ai.

Shefi i GP së AAK-së, Besnik Tahiri tha se e përkrah në parim plotësim ndryshimin e Ligjit për Automjete.

“Në parim grupi parlamentar e mbështet në parim plotësim ndryshimin e këtij Ligji”, deklaroi Tahiri.

Armend Zemaj, nga LDK-ja, tha se nuk mund të mashtrohen qytetarët vetëm se po largohet homologimi, por të hiqet akciza dhe ndryshime të tjera.

Exit mobile version