UBT News

Kuvendi të enjten shqyrton të gjeturat e Raportit për Kosovën

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se me kërkesë të opozitës të enjten do të diskutohet në seancë parlamentare Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën.

Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se është e rëndësishme që Kuvendi të ketë mendim rreth gjetjeve nga ky raport.

“Të enjten do të ketë një seancë, si opozitë kërkuam që në këtë seancë të trajtohet Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën, për shkak se ky raport ka adresuar një mori problemesh dhe çështjesh që Qeveria e Kosovës nuk ka arrit të adresojë. Në fakt, sot derisa po flasim jemi vendi i vetëm që Bashkimi Evropian i ka shqiptuar sanksione. Në këtë temë AAK, mendon se duhet të ketë një trajtim dhe duhet të ketë një pozicion të parlamentit në raport me këto masa”, theksoi Tahri.

Deputeti i AAK-së foli edhe për sigurinë në Kosovë dhe Ballkan. Ai tha se paqja e qëndrueshme për Ballkanin perëndimor lidhet drejt me Kosovën në NATO

“Paqja e qëndrueshme për Ballkanin perëndimor lidhet drejt me Kosovën në NATO. AAK, është duke punuar dhe duke komunikuar me akterë relevantë që janë anëtarë të NATO-s për një anëtarësim të Kosovës me shpejtësi sikur rasti i Suedisë dhe Finlandës. Kjo do të ishte një përgjigje ndaj të gjitha kërcënimeve që po i bën Rusia, të cilat i ngriti edhe presidenti i Ukrainës, por edhe kryeministri Kurti për rastin e Rashkës”, tha ai.

Duke folur për dialogun dhe transparencën e kryeministrit Albin Kurti, Tahiri tha se fatkeqësisht Kuvendi është i injoruar dhe në terr informativ.

“Kosova në dy vjet e gjysmë ka qenë pengë e procesit të dialogut, Vetëvendosje si subjekt kauzën e vetë e ka pasur jo negociata dhe në fakt për dy vjet e gjysmë ka qëndrua vetëm ne negociata. Fatkeqësisht, Kuvendi është i injoruar, jemi në terr informativ dhe kjo e dëmton Kosovën dhe vetë Kurtin”, tha ai.

Ai po ashtu dhe si Grup Parlamentar janë në proces të hartimit të amendamenteve rreth buxhetit të vitit 2024.

Exit mobile version