Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, sot deklaroi se Kryesia e Kuvendit u pajtua për mbajtjen e dy seancave për këtë javë. Ajo tregoi se seancat e Kuvendit do të mbahen nesër dhe pasnesër.
“E para do të jetë më 8 shkurt, me fillim në ora 12:00 dhe në agjendë do të jetë trajtimi i pikave të papërfunduara dhe seancave të pambyllura nga ditët e mëhershme, përfshirë edhe ato të muajit dhjetor. Ndërsa, seancë e rregullt do të mbahet të enjten më 9 shkurt, me fillim në ora 10:00, në të cilën përveç pikave të rregullta, deklarime jashtë rendit të ditës, pyetje paralamentare dhe një mori votimesh, të cilat janë pika të batura do të jetë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore. Ndryshime këto, të cilat do të reflektojnë miratimin e koeficinetit të miratuar në qeveri nga Ligji i Pagave”, tha ajo.
Kusari-Lila bëri të ditur se janë pajtuar që të shqyrtohet në javën e ardhshme, shqyrtimi i raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.