UBT News

​Kuvendi të enjten mban dy seanca

Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca plenare të enjten. Seanca e parë do të jetë e jashtëzakonshme në lidhje me themelimin e komisionit hetimor për kontratat njëburimore, ndërkaq seanca e dytë do të jetë me pikat e mbetura nga seancat e kaluara.

Këto i bëri të ditura shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

Duke folur për zgjedhje të parakohshme, ajo tha se kërkesat e opozitës janë joserioze. Mirëpo të njëjtat i konsideroi të domosdoshme deputetja e PDK-së, Blerta Deliu.

Exit mobile version