UBT News

Kuvendi sot shqyrton në parim projektbuxhetin 2024

Kuvendi i Kosovës në seancë plenare shqyrton sot (e enjte) në parim Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2024.

Projektbuxheti mbi 3.3 miliardë euro i miratuar nga Qeveria e Kosovës është kritikuar nga partitë opozitare, të cilët e kanë quajtur buxhet jo zhvillimor dhe të varfërisë.

Kryeministri Albin Kurti pati theksuar se me projektbuxhetin për vitin e ardhshëm në vlerë 3 miliardë euro 314 milionë euro, rëndësi të veçantë i kanë kushtuar mbrojtjes së sigurisë.

Buxheti për Ministrinë e Punëve të Brendshme do të tejkalojë 216 milionë euro, ndërkaq Ministrisë së Mbrojtjes do të ketë buxhet prej mbi 153 milionë euro.

Sipas Kurtit me këtë buxhet është paraparë edhe mbështetja e fushës së arsimit, për ndërtimin e çerdheve, zbatimin e reformave dhe mbështetjen e të rinjve me bursa.

Exit mobile version