UBT News

Kuvendi sot shqyrton në lexim të dytë buxhetin 2025

Kuvendi i Kosovës sot shqyrton në lexim të dytë projektbuxhetin për vitin 2025. Për këtë projektligj janë propozuar 122 amendamente nga deputetët e parlamentit. Seanca me të vetmën pikë të rendit të ditës është ftuar për orën 10:00.

Kuvendi i Kosovës më 11 nëntor pasi që 59 deputetë miratuan në lexim të parë Ligjin për Buxhetin e Kosovës, kishte vendosur që të shmangen afatet e rregulloreve të Kuvendit për shqyrtim të projektligjit për ndarjet buxhetore.

Qeveria e Kosovës më 30 tetor ka miratuar projektbuxhetin për vitin e ardhshëm në vlerë 3 miliardë e 600 milionë euro apo rreth 9 për qind më i madh se në vitin 2024.

Me këtë projeksion, për investime kapitale janë planifikuar 930 milionë euro.

Po ashtu 105 milionë euro shkojnë për barna esenciale dhe materiale të nevojshme shëndetësore.

Exit mobile version