UBT News

Kuvendi sot mban dy seanca

Sot Kuvendi i Kosovës do t’i mbajë dy seanca plenare. Njëra do të fillojë në orën 10:00, ndërsa tjetra pritet të nisë nga ora 11:00.

Në seancën e parë, atë të orës 10:00, është vetëm një pikë e rendit të ditës e që është shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-228 për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës.

Ndërsa në ora 11:00, deputetët pritet të shqyrtojnë 22 pika.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3. Pyetjet parlamentare,

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-226 për ratifikimin e “Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2022”,

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-229 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë për zbatimin e ndërsjellë të aktgjykimeve në çështjet penale,

6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-230 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë mbi ekstradimin,

7. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-231 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështje penale,

8. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-232 për aderimin në Marrëveshjen për statusin dhe funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e zhdukur,

9. Shqyrtimi i Projekt Deklaratës për antisemitizmin,

10. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Ad-Hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar, për zgjatjen e mandatit,

11. Votimi për emërimin e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

12. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,

13. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-214 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158,

14. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-192 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit,

15. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-176 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative,

16. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-202 për Kinomatografinë,

17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-205 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta,

18. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2023-2027,

19. Propozimi i një (1) kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,

20. Shqyrtimi i propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-336, të Seancës plenare të datës 21.07.2022,

21. Emërimi i dy (2) anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

22. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Exit mobile version